Barış Seçkin
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
ROMË (AA) - Ka nisur procesi i votimit në Itali, ku mbahet referandumi i cili parashikon tkurrjen e të drejtave të Senatit në ligjvënie, raporton Anadolu Agency (AA).
Në referandumin i cili parashikon të bëjë ndyrshime në sistemin e ligjvënies në Itali ku përbëhet nga dy dhoma parlamentare, pritet të jetë një provë edhe për qeverinë aktuale. Në itali janë të rregjistruar 46 milionë e 714 mijë e 950 votues.
Siç theksohet, 3.995.042 shtetas të Italisë të cilët jetojnë jashtë shtetit kanë mundur të votojnë në përfaqësitë diplomatike, ndërkohë që votimi ka përfunduar të premten.
Bëhet fjalë për referendumin më të rëndësishëm në Itali që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, me të cilin synohet stabiliteti politik i vendit i cili që nga viti 1946 ka ndërruar 60 qeveri.