Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
07 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
DAMASK (AA) - Në sulmin e kryer nga regjimi sirian në pjesët e kontrollura nga forcat opozitare në kryeqytetin e Sirisë në Damask humbën jetën një numër i madh i njerëzve, raporton Anadolu Agency(AA).
Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së nga autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e civilëve, në sulmin e regjimit sirian në lagjen Haresta në verilindje të Damaskut mbetën të vrarë 3 persona, nga të cilët 2 fëmijë, kurse janë plagosur 20 persona të tjerë.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalet e improvizuara të qytetit.
Duma sulmohet me “bombë napalm”
Zyrtarët e Mbrojtjes civile deklaruan se edhe avionët luftarakë rusë kanë kryer bombardime intensive në qarkun Duma në rajonin Guta Lindore. Bombardimet në fjalë janë bërë në rajone të banuara me civilë.
"Në sulmin ku janë përdorur bombat djegëse napalm kanë vdekur dhe janë plagosur një numar i madh i personave", thanë autoritetet kompetente duke shtuar se ekipet e Mbrojtjes civile po përpiqen të shuajnë zjarrin i cili ka shpërthyer si pasojë e bombardimeve.
Forcat e Asadit dje ndërmorrën një sulm në një kopsht fëmijësh në Haresta, ku 8 femijë humbën jetën ndërsa 15 persona të tjerë u plagosën.
Rajoni Duma më 16 gusht të vitit 2015 nga ana e avionëve të regjimit sirian ishte cak i sulmeve intensive dhe të përgjakshme. Në këtë sulm është bombarduar një treg ku 115 vetë u vranë ndërsa 300 të tjerë u plagosën.