Mehmet Yılmaz
22 Gusht 2016•Përditësim: 23 Gusht 2016
PRAGË (AA) - Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, ka theksuar se nëse Evropa nuk formon një ushtri të përbashkët nuk do ta mund ta ruajë praninë e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sobotka në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Ambasadoreve në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, ka mbrojtur idenë se kriza e refugjatëve ka treguar nevojën për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës dhe se për të realizuar këtë ka nevojë për një ushtri të përbashkët.
Duke vënë në dukje se shpreson që në takimin e parë të Komisionit Evropian të diskutohen propozimet konkrete në lidhje me ushtrinë e përbashkët, Sobotka tha se "Sipas mendimit tim pa një ushtri evropiane me afat të gjatë ne nuk mund të ruajmë praninë tonë. Politikat evropiane të sigurisë duhet të përparojnë bashkërisht për një BE më të sigurtë dhe me aftësi lëvizshmërie të lartë."