Ilgın Karlıdağ
07 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
BRUKSEL (AA) – Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se asnjë refugjat nuk është mbytur në Detin Egje pas zbatimit të marrëveshjes BE-Turqi që ka për qëllim ndalimin e fluksit të refugjatëve në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, në Bruksel, koordinatori i BE-së për krizën me refugjatët në Greqi, Maarten Verwey, tha se që nga 21 marsi nuk është shënuar asnjë vdekje në Detin Egje.