Murat Karadağ
15 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
BRAZILIA (AA) - Presidentja e pezulluar e Brazilit, Dilma Rousseff, u shpreh se në rast se rikthehet në detyrë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Rousseff, në një konferencë për shtyp për gazetarët e huaj pasi ka vënë në dukje se do të preferonte zgjedhjet e parakohshme për të shpëtuar nga kriza politike Brazilin vendin më të madh të Amerikës Latine, ajo u shpreh se për këtë fillimisht duhet të shpëtojë nga gjykimet.
Ndër të tjera Roussef ka theksuar se Brazili po kalon nga një periudhë e lodhur politike dhe se një pjesë e madhe e popullit brazilian tashmë nuk i beson procesit të hetimit në lidhje me qeverinë.
Në konferencën disa orëshe për shtyp në rezidencën presidenciale Alvorado duke refuzuar pretendimet ndaj saj Roussef ka pohuar se nuk ka asnjë ndërhyrje që të ndikojë në hetimet për korrupsion.
Gjithashtu në lidhje me pretendimet Rousseff ka propozuar kryerjen e një votimi popullor. "Unë nuk kam asnjë problem në çështjen për t'iu referuar opinionit të popullit. Presidenti i shtetit duhet të shkarkohet nga detyra vetëm me votën e popullit", u shpreh ajo.