Sayed Khodaberdi Sadat
15 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
KABUL (AA) - Përfaqësuesi Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nicholas Haysom, tregoi se humbjet në radhët e civilëve kanë arritur nivelin më të lartë në vitin 2015 në krahasim me vitet tjera, raporton Anadolu Agency (AA).
Haysom në një konferencë për shtyp e organizuar në Kabul, theksoi se raporti i përgatitur nga Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) i është paraqitur të gjitha palëve para se të publikohet, ndër të cilët janë edhe forcat e sigurisë afgane dhe talebanëve.
Haysom duke theksuar se nuk kanë për qëllim që ta akuzojnë ose fajësojnë askënd, theksoi se qëllimi i vërtetë i tyre është që të ndryshojnë të vërtetat të ndodhura në fushën e betejës.