Halit Süleyman
15 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
HALEP (AA) - Avionët luftarak rusë kanë kryer 10 sulme ajrore ndaj qarkut verior të Halepit, Azez që është nën kontrollin e opozitarëve dhe dy raketa kanë rënë në afërsi të një spitali të fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile në qarkun Azez, Ebu Muhammed në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se avionët rusë kanë sulmuar me bomba thërrmues në pikat të ndryshme të qarkut Azez dhe në rrugën Azez - Es Selame.
Muhammed i cili theksoi se në sulme kanë humbur jetën 10 civilë dhe janë plagosur një numër i madh i njerëzve, ka pohuar se të plagosurit janë transferuar në spitalin e qytetit Kilis të Turqisë. Gjithashtu ai tha se: "Rusët nga orët e mëngjesit sulmojnë intensivisht Azezin dhe zonat përreth".