Ahmet Furkan Mercan
04 Gusht 2021•Përditësim: 04 Gusht 2021
Është rritur në 322 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" që zhvillohet në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti organizativ njoftoi se me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë edhe 28 persona të tjerë, të cilët kanë ardhur në vend për Lojërat Olimpike.
Në mesin e 28 personave të infektuar në 24 orët e fundit janë 4 sportistë që garojnë në turne.
Në mesin e të prekurve me virusin ndodhen edhe 2 zyrtarë, si dhe 19 punonjës me kontratë që ofrojnë shërbim në kuadrin e turneut.
Në këtë mënyrë ka arritur në 322 numri i personave të prekur nga virusi që janë të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.
Personat e përcaktuar me virusin janë vendosur në karantinë.