Fuat Kabakçı
13 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
PEKIN (AA) - Qendrat ushtarake të ndërtuara në Detin e Kinës Jugore ndaj të cilës Kina ka dorëzuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), përmes një harte me vija të ndërprera ku pretendon se i takon më shumë se 80 për qind të sipërfaqes, kanë çuar në tensionimin e situatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Detin e Kinës Jugore ka me qindra ishuj të vegjël, shkëmbinj dhe ishuj të pabanuar. Shtete si Filipinet, Vietnami, Malajzia, Brunei dhe Indonezia, lagen nga ujërat e këtij deti. Shtetet e rajonit të këtij deti duke e shpallur këtë zonë si "Zona e veçantë ekonomike" kërkojnë pjesë nga pasuritë nëntokësore dhe peshkimi.
Vendet në fjalë pretendojnë të drejtë territoriale në ishujt e këtij deti. Ndërsa SHBA-ja e cila është një vend jashtë kësaj zone, për shkak se transporton rreth 5 trilionë dollarë mallra në këtë det, vazhdimisht bën patrullime me anije ushtarake.

Aktivitetet “paqësore“ të Kinës në Detin e Kinës Jugore
Kina sipas një harte të publikuar në vitin 1947 me vija të ndërprera, pretendon të drejtë territoriale në 80 për qind të sipërfaqes, hapësirë kjo që përkthehet në 3 milionë kilometra katrorë. Duke ndërtuar baza ushtarake në ishujt ku ka pretendime territoriale, Kina ka ndërtuar madje edhe 4 aeroporte në ishuj natyror dhe të ndërtuara posaçërisht për këtë gjë.
Kina ka pretendime territoriale në ishujt Shisha (Paracel), Xhongsha, Nansha (Spartly), grupi i ishujve Dongsha. Ky grup ishujsh mbart në vetvete shumë ishuj shkëmborë dhe ishuj të vegjël.
Zona e mbrojtjes ajrore në Detin e Kinës Jugore
Kina deklaroi vitin e kaluar se do të shpallte rajonin e Detit të Kinës Jugore (ADIZ), si zonë të mbrojtjes ajrore. Në këtë mënyrë ajo synon që të marrë nën monitorim nga deti dhe ajri zonën e cila është rrugë kalimi për një tregti me vlerë 5 trilionë dollarë.
ADIZ i jep mundësinë vendeve që të kenë mekanizmat e tyre të kontrollit ajror dhe detar edhe jashtë kufirit të tyre, në zonat e ujërave ndërkombëtare, por deri më tani Pekini nuk ka zyrtarizuar një mekanizëm të tillë.
Tensionet Kinë-SHBA në Detin e Kinës Jugore
Përballë pretendimeve të Kinës për territore në Detin e Kinës së Jugut, SHBA-ja ka dhënë sinjalin se do të rrisë praninë ushtarake.
Anijet luftarake amerikane të flotës 7 të cilat ndodhen në Japoni, kryejnë stërvitje dhe monitorime herë pas here në Detin e Kinës Jugore. Gjatë vitit të kaluar anijet e flotës së 3-të në San Diego kryen lundrime monitoruese në Detin e Kinës së Jugut. Së fundmi lundrimi i anijes me përmbajtje të raketave "USS Decatur", në Detin e Kinës Jugore, tërhoqi jo pak reagimet e Pekinit zyrtar.
SHBA-ja dhe vendet e tjera të rajonit kanë të përqendruara në këtë det 26 nëndetëse, 6 prej të cilave me mbushje bërthamore dhe mbi 90 anije të ndryshme ushtarake.
Nga ana tjetër pas zgjedhjes së Presidentit Doland Trump në SHBA, mes dy vendeve tensionet janë rritur së tepërmi.
Në një analizë të publikuar në uebin zyrtarë të ushtrisë kineze thuhet se SHBA-ja e lidh ekzistencën e saj me përplasjen e mundshme kundër Kinës dhe Pacifikun. Duke e parë këtë gjë si të pa kuptimtë ata thonë se nuk dëshirojnë luftë, por nëse dikush troket në derën e tyre nuk frikësohen.
Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në një deklaratë të bërë muajin e shkuar tha se duhet penguar suportimi i Kinës në Detin e Kinës Jugore.
Aktiviteti i ndërtimeve të Vietnamit
Vietnami ka pista avionësh në ishujt e Nansha. Zyrtarët vietnamezë nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ndërtimet e tyre, por analistët thonë se përmes tyre ky vend ka ngritur baza ushtarake.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, i ka bërë thirrje Vietnamit të ndërpresë punimet për ndërtimin e pistave duke i konsideruar ata si shkelje të sovranitetit territorial.
Institucione të ndryshme ndërkombëtare thonë se Vietnami ka bërë punime në pistat e avionëve në ishujt shkëmborë Ladd, ndërsa thuhet se ky vend ka përfituar rreth 23 hektarë hapësirë përmes mbushjes së detit në këtë rajon.
Specialistët thonë se në pistat e ndërtuara nga Vietnami të cilat janë rreth 3 kilometra të gjatë mund të ulen lehtësisht avionë civilë dhe ushtarakë.