16 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Zyrtarët kinezë njoftuan se rrëshqitja e dheut në veri të Kinës ka shembur disa ndërtesa, si pasojë e të cilës jetën e kanë humbur 7 persona ndërsa 13 të tjerë llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet në Shanxi sot thanë se të premten në mbrëmje qarku Xiangning u godit nga rrëshqitje të dheut. Ata theksuan se me këtë rast janë shembur dy ndërtesa banimi në të cilat jetonin 14 familje.
Televizioni shtetëror CCTV raportoi se është konfirmuar vdekja e 7 personave dhe se 13 të tjerë llogariten si të zhdukur. Po ashtu nën rrënoja ekipet kanë arritur të nxjerrin 20 persona.
Video-xhirimi tregon gërmadha të mëdha në shpate. Për t'u habitur është se disa ndërtesa kanë mbetur të paprekura ndërsa disa tjera u shembën plotësisht.
Qeveria e provincës Shanxi tha se në operacionin e shpëtimit marrin pjesë 600 policë dhe staf mjekësor.