Emel Öz
14 Qershor 2021•Përditësim: 14 Qershor 2021
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në pjesën verilindore të Indisë, humbën jetën 4 fëmijë ndërsa dy të tjerë u lënduan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpunësja e policisë Lalhriatzuali Ralte tha se rrëshqitja e dheut ndodhi në Aizawl, në shtetin federal Mizoram, njoftuan mediat lokale.
Ralte tha se 4 fëmijë nga e njëjta familje pësuan në rrëshqitjen e dheut dhe dy persona u lënduan.
Shirat mosun që janë të pranishëm në Azinë Jugore nga qershori deri në shtator shkaktojnë fatkeqësi të shumta natyrore.