Sayed Khodaiberdi Sadat
19 Prill 2020•Përditësim: 19 Prill 2020
Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në zonën Tulak në provincën Ghor të Aganistanit humbën jetën 8 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi për media në prefekturën Ghor, Muhammed Arif Abir, në një deklaratë tha se shirat intensivë që kanë rritur ndikimin e tyre prej disa ditësh në fshatin Khoxha në zonën Tulak kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës.
Ai tha se si pasojë e rrëshqitjes së tokës kanë humbur jetën 8 persona, përfshirë një fëmijë ndërsa janë plagosur dy të tjerë.
Abir njoftoi se tre shtëpi janë shembur plotësisht.