Hacer Başer
19 Prill 2020•Përditësim: 20 Prill 2020
Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se kanë rrëzuar një dron të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i njësive ushtarake të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), Muhammed Kununu, në një deklaratë me shkrim tha se kanë rrëzuar një dron të EBA-së të llojit "Wing Loong" prodhim kinez.
Kununu theksoi se droni kryente sulme ndaj objektivave në rajonin Abu Gurayn në jug të qytetit Misrata në mbështetje të milicëve të Khalifa Haftarit, liderit të forcave jolegjitime në lindje të vendit.
Forcat e GNA-së akuzojnë EBA-në se furnizon milicët e Haftarit me dronë të prodhimit kinez.
Forcat e qeverisë libiane, dje në mëngjes filluan një operacion për të rimarrë rajonin Tarhuna nga forcat e Haftarit.
Rajoni Tarhuna doli në pah si pika e re e grumbullimit dhe furnizmit, pasi milicët e Haftarit humbën qytetin Ghuryan të cilin e përdornin si qendër logjistike dhe operacionale në sulmet e tyre kundrejt kryeqytetit.