Mahmut Atanur
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
PEKIN (AA) – Në aksionet e shpëtimit të personave të cilat vijuan pas rrëshqitjes së dheut në provincën kineze Fujan, janë gjetur tetë trupa të pajetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia kineze Xinhua, aksionet e shpëtimit zhvillohen në rajonin Tayninga.
Nga të dhënat mësohet se nën tokë gjendeshin së paku 41 persona, ndërkohë ekipet e shpëtimit kërkojnë 33 persona të tjerë.
Fatkeqësia është shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në një lokacion ndërtimi në provincën kineze Fujan.