Bayram Altuğ
28 Shtator 2016•Përditësim: 29 Shtator 2016
GJENEVË (AA) – Të paktën dy persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri të ushtrisë zvicerane në juglindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zvicerane e lajmeve Swissinfo citoi një deklaratë të Drejtorisë së Policisë të kantonit Ticino se sot në mesditë ka ndodhur një aksident, kur një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin italisht-folës.