Dmitri Chirciu
24 Shtator 2021•Përditësim: 25 Shtator 2021
Të paktën 5 nga 19 alpinistët që mbetën të bllokuar gjatë ngjitjes në malin Elbrus në Rusi kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria ruse e Situatave Emergjente thuhet se grupi i alpinistëve prej 19 personash që u ngjitën në malin Elbrus, mbetën të bllokuar në lartësinë prej 5.400 metrash për shkak të kushteve të këqija të motit.
Pas kërkesës së alpinistëve për ndihmë nga autoritetet, në rajon u dërguan ekipet e kërkim-shpëtimit.
Si rezultat i punimeve të kërkimit u shpëtuan 14 prej alpinistëve ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 5 prej tyre.