Hüseyin Burak Demirer
25 Shkurt 2016•Përditësim: 26 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Futbollisti argjentinas i klubit spanjoll Barcelona, Lionel Messi i dërgoi fanellë me nënshkrimin e tij vogëlushit afgan Murtaza Ahmadi fotografia e të cilit me fanellën e improvizuar nga qesja e plastikës bëri xhiron e botës në internet, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Afganistan, e postuan fotografinë e tifozit të Messit, 5 vjeçarit Murtaza Ahmadi bashkë me fanellën e Argjentinës me numbër '10' të nënshkruar nga Messi, në llogarinë e instagramit të emërtuar "UNICEF Afghanistan".
Bashkë me fotografinë është shkruar: "Murtaza tashmë e ka të vërtetën. U plotësua një nga ëndrrat më të mëdha të Murtaza. Ai bashkohet me fanellën e Argjentinës të nënshkruar nga ana e Messit, ambasadorit të vullnetit të mirë të UNICEF-it".
Gjithashtu ishte shkruar edhe mesazhi i vogëlushit Murtaza, "E dua Messin, kjo fanellë është shenjë se edhe Messi më do mua".