Aliia Raimbekova
23 Qershor 2023•Përditësim: 27 Qershor 2023
Ukraina ka marrë në dorëzim trupat e 51 ushtarëve ukrainas të cilët kanë humbur jetën në territoret e aneksuara përkohësisht nga Rusia, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria e Riientegrimit të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht të Ukrainës thuhet se në Ukrainë janë kthyer trupat e ushtarëve që kanë humbur jetën në luftë.
"Sot në shtëpi kanë mbërritur trupat e 51 ushtarëve. Trupat janë dërguar me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve përkatëse të Ukrainës lidhur me territoret e pushtuara përkohësisht", thuhet në deklaratë.
Ndërkohë vihet në dukje se kthimi i trupave të ushtarëve u realizua në përputhje me Konventat e Gjenevës.