Elena Teslova
12 Prill 2023•Përditësim: 13 Prill 2023
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se vendi ka testuar "me sukses" raketën balistike ndërkontinentale, transmeton Anadolu.
Ministria ruse njoftoi se dje raketa u lëshua nga zona e testimit Kapustin Yar në rajonin jugor rus Astrakhan.
"Qëllimi i lëshimit ishte testimi i pajisjeve të avancuara luftarake të raketave balistike ndërkontinentale. Ky lëshim konfirmoi korrektësinë e dizajnit dhe zgjidhjeve teknike të përdorura në zhvillimin e sistemeve të reja të raketave strategjike", tha ministria.
Sipas ministrisë, raketa goditi objektivin në poligonin Sary-Shagan në Kazakistan.