Elena Teslova
20 Dhjetor 2024•Përditësim: 20 Dhjetor 2024
Rusia tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave të tjerë në rajonin Donetsk të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, forcat ruse kanë marrë fshatrat Novopustynka dhe Uspenivka.
Uspenivka shtrihet afërsisht 8 kilometra në jug të Kurakhoves, ndërsa Novopustynka është rreth 15 kilometra në jugperëndim të Pokrovskut, të dyja bastionet kyç të Ukrainës.
Ukraina nuk i ka komentuar ende për këto pretendime, të cilat mbeten të paverifikuara për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.