Emre Gürkan Abay
08 Janar 2020•Përditësim: 08 Janar 2020
Agjencia federale ruse për aviacion Rosaviatsiya rekomandoi aviokompanitë ruse që të mos fluturojnë në hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Rosaviatsiya njoftoi se rajoni në Iran, Irak, dhe në Gjirin Persik dhe Oman sjell rreziqe të sigurisë.
Pikërisht për shkak të këtyre rreziqeve aviokompanitë ruse, përfshirë edhe fluturimet, janë këshilluar që të mos fluturojnë mbi Iran, Irak, Gjirin Persik dhe Oman.
Avioni i pasagjerëve Boeing 737 i Ukrainian Airlines u rrëzua pas fluturimit nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran, ndërsa fluturonte drejt Kievit, me ç’rast kanë vdekur të gjithë 176 personat që gjendeshin në avion.