Mustafa Keleş
19 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
OKB - (AA) - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) ka paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara raportin i cili thekson se Irani i është përmbajtur marrëveshjes (JCPOA) të rënë dakord me vendet P5+1 (Rusia, SHBA, Britania, Kina, Franca dhe Gjermania), raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë miratim të ANEA-së shumë prej embargove të OKB-së të vendosur ndaj Iranit janë hequr, por në mënyrë që këto kufizime të hiqen plotësisht do të ndiqet një kalendar në një afat 10 vjeçar.
Vendimi me nr 2231 i Këshillit Kombeve të Bashkuara ku theksohej se do hiqeshin të gjitha embargot e vendosura më parë ndaj këtij vendi pas marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe vendeve P5+1 dhe pas miratimit të ANEA, vuri në dukje se do të hiqeshin të gjitha embargot e mëparshme dhe vendosi në zbatim një kalendar të ri. Në vendim është përfshirë edhe mekanizmi që ofron rivendosjen e sanksioneve.
Sipas vendimit ndaj Iranit do të vazhdojnë kufizimet për 8 vjet në teknologjitë e raketave balistike si dhe për 5 vite në shitjen e armëve të rënda konvencionale. Gjatë kësaj periudhe vendet vetëm në rast se më parë i jepet leje nga KS i OKB-së atëherë do të mund ti japin armë të teknologjisë së raketave balistike dhe konvencionale Iranit.
Për këto transferta kërkohet vendim i KS të OKB-së dhe gjithashtu iu njeh vendeve si SHBA-së, Rusisë, Kinës, Britanisë dhe Francës të cilët kanë autoritetin e vetos në Këshill që të pengojnë të vetme shitjen e armëve dhe raketave ndaj Iranit. SHBA që tani ka njoftuar se do të pengojë këto shitje.
Në rast se Irani zbaton të gjitha kërkesat dhe nëse nga ANEA miratohet se teknologjia nukleare është për qëllime paqësore atëherë detyrimet dhe sanksionet e vendosura me vendim të KS të OKB-së në fund të 10 viteve do të hiqen plotësisht si dhe neni "programi nuklear i Iranit" do të hiqet nga të gjitha axhendat rutine të Këshillit.
- Në rast të shkeljes sanksionet e OKB-së do të rikthehen automatikisht-
Ndërsa në seksionin që rregullon situatën e shkeljeve të mundshme kërkohet nga të gjitha vendet që të kryejnë inspektime mbi "dyshime të arsyeshme" në portet që përdoren për dërgesat drejt Iranit dhe dërgesat që dalin nga Irani apo tranzit.
Në rast se gjatë inspektimeve rezulton shkelje të marrëveshjes nga Irani vendi që mendon këtë shkelje kryen një kërkesë në komisionin e përbashkët të formuar mes Iranit dhe vendeve 5+1 dhe BE-së, dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje kërkohet që çështja të kalojë në KS të OKB-së.
Ndërsa pas njoftimit KS i OKB-së brenda 30 ditëve duhet të marrë një vendim në kuadër për vazhdimin e marrëveshjes së arritur në Vjenë, pra për zbatimin e heqjeve të sanksioneve. Gjithashtu në rast se nuk merret një vendim i tillë atëherë të gjitha sanksionet e mëparshme të vendosura nga OKB do të hyjnë në fuqi automatikisht.