Burak Bir
03 Mars 2023•Përditësim: 04 Mars 2023
Senatori italian Bruno Astorre u gjet i vdekur në zyrën e tij, transmeton Anadolu.
Senatori 59-vjeçar i Partisë Demokratike (PD) Astorre, vdiq teksa ishte në zyrat e Senatit në Palazzo Cenci, bëri të ditur agjencia e lajmeve ANSA.
Pas incidentit, kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka shprehur ngushëllimet familjes së senatorit.
Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, në lidhje me rastin tha se ky "është një lajm i tmerrshëm".
Duke i shprehur ngushëllimet familjes së Astorre, Sekretarja e sapozgjedhur e PD-së, Elly Schlein, tha: “Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi tragjik i vdekjes së senatorit Bruno Astorre”.
Astorre kishte shërbyer në senat që nga viti 2013.
Ndërkohë, Prokuroria Publike e Romës ka hapur një hetim në lidhje me vdekjen e senatorit.