Betül Yürük
23 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Së paku 22 persona kanë humbur jetën teksa të dielën përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan për 45 të zhdukurit, pasi përmbytjet e mëdha përfshinë shtetin amerikan Tennessee, raporton Anadolu Agency (AA).
Autostrada në qytetin Waverly ishte e pakalueshme për shkak të shirave të dendur dhe ka pasur ndërprerje të energjisë në qarqet Hickman, Houston dhe Humphreys.
Në ora 20:00 hyri në fuqi ora policore në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë helikopterët dhe ekipet e ndihmës të dërguara në rajon vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.