Sinan Doğan
23 Gusht 2021•Përditësim: 23 Gusht 2021
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Haitin është rritur në mbi 2.000, njoftoi të dielën agjencia e mbrojtjes civile e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 2.207 njerëz kanë humbur jetën dhe 12.268 të tjerë janë plagosur pas tërmetit me magnitudë 7,2 që goditi vendin më 14 gusht.
Me mbi 100.000 shtëpi të shkatërruara ose të dëmtuara nga tërmeti, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë për më shumë se 344 të zhdukur.
Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej 10 kilometrash.
Vendi, i cili ka pësuar shkatërrime dhe dridhje të mëdha, ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.
Një nga tërmetet më vdekjeprurës në botë në shekullin e fundit ndodhi në Haiti më 12 janar 2010.
Sipas shifrave zyrtare, 316.000 veta humbën jetën dhe 300.000 të tjerë u plagosën në tërmetin me magnitudë 7,0 që goditi jugun e vendit.
Si pasojë e tërmetit rreth 1,3 milion njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.