Handan Kazancı
14 Nëntor 2022•Përditësim: 15 Nëntor 2022
Të paktën 3 persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat në Universitetin e Virginias në SHBA ndërsa policia është në kërkim të sulmuesit, i cili dyshohet se është student, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dekani i Universitetit të Virginia-s, Jim Ryan konfirmoi në Twitter se tre persona u vranë në sulm ndërsa dy u plagosën.
Ryan tha se të shtënat ndodhën në orën 22:00 sipas orës lokale të së dielës.
"Një nga studentët tanë, Christopher Darnell Jones Jr. dyshohet se ka kryer sulmin", shtoi Ryan.
I dyshuari, i cili është ende në arrati, "konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm", paralajmëroi dekani i universitetit.
Policia lokale paralajmëroi qytetarët se sulmuesi ishte i armatosur dhe u kërkoi atyre të strehohen në vende të sigurta.