Emel Öz Gözellik
21 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
SAN DIEGO (AA) – Policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka zbuluar një narko tunel të gjatë 800 metra në kufirin me Meksikën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Prokurorisë së San Diegos theksohet se policia amerikane ka zbuluar një tunel të ndërtuar për trafikim droge. Pika fillestare e tunelit është nën një shtëpi në qytetin meksikan Tijuana, ndërsa në afërsi të territorit amerikan San Diego.