Murad el-Arifi,Gülşen Topçu
28 Gusht 2016•Përditësim: 29 Gusht 2016
TAIZ (AA) - Të paktën 19 militantë janë vrarë në përleshjet ndërmjet forcave pro-qeveritare dhe Lëvizjes shiite Husi në qytetin Taiz të Jemenit dhe në sulmet e forcave të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Forcave të Rezistencës Popullote (HDG) në Taiz, bëhet e ditur se në përleshjet në perëndim të vendit dhe sulmeve ajrore ndaj rajonit Mefrak Sherab i cili ndodhet në veriperëndim të vendit janë vrarë 19 pjesëtarë Husi.
Gjithashtu njoftohet se Husitë kanë sulmuar njësitë e HDG-së në zonën rurale Kodra Halebe e cila ndodhet në perëndim të vendit, por pas përleshjes janë tërhequr nga rajoni.