Bedrudin Brlyavac
31 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
PEKIN (AA) - Nga shembja e një ndërtese, e cila ishte në procesin e rinovimit, jetën e kanë humbur 17 persona, ndërsa 23 janë plagosur në krahinën Henan, në Kinën qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Përpjekjet për të shpëtuar viktimat, kryesisht punëtorët të cilët punonin në ndërtimin e një kati tjetër të ndërtesës, përfunduan të shtunën në mëngjesë pasi që rreth 40 punëtorë janë nxjerrë nga rrënojat e dykatëshes në qytetin Beiwud.