Ekip
28 Janar 2016•Përditësim: 29 Janar 2016
PEKIN (AA) - Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 73 personave, një muaj pas zhdukjes së tyre si pasojë e shembjes së dheut që shkatërroi disa ndërtesa në një park industrial në qytetin jugor të Kinës, Shenzhen, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta “China Daily” shkroi se ekipeve për shpëtim u janë nevojitur 40 ditë gërmime për të zbuluar trupat e pajetë.
Gjithsej, 22 ndërtesa të 15 kompanive të ndryshme ishin mbuluar nga dheu në incidentin që ndodhi më 20 dhjetor.
Nga ana tjetër, gazeta "South China Morning Post" me seli në Hong Kong citoi një të punësuar të ketë tjhënë se për tre vite rresht, në atë vend ishte hedhur balta e nxjerrë gjatë punimeve në parkun industrial.
Të gjithë banorët në parkun industrial, 4 mijë e 630 janë zhvendosur nga atje dhe të gjitha familjet kanë rënë dakord për kompensimin.
Zyrtarët kanë arrestuar 42 persona në lidhje me incidentin.