Emel Öz Gözellik
27 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
SAN FRANCISCO (AA) – Pas hulumtimeve të reja shkencëtarët amerikanë pohojnë se Toka momentalisht është më e ngrohtë në 120.000 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkencëtarët në Universitetin Stanford me eksperten e Agjencisë amerikane për mbrojtje të mjedisit Carolyn Snyder realizuan hulumtimin i cili bazohet në të dhënat klimatike globale gjatë dy milionë viteve të kaluara.
Hulumtimi është zbatuar në bazë të mostrave të truallit nga pjesë të ndryshme të Tokës, ndërsa rezultatet e hulumtimit përfshijnë edhe vlerësimin për vazhdimin e ngrohjes së sipërfaqes së tokës.