Mustafa Deveci
14 Prill 2018•Përditësim: 15 Prill 2018
KUDS (AA) - Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Rripin e Gazës e cila gjendet nën bllokadën e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, thuhet se ka ndodhur një shpërthim në Refah që është rajon kufitar në jug.
Të paktën 4 palestinezë kanë humbur jetën nga shpërthimi, shkaku i të cilit ende nuk dihet. Ministria e Shëndetësisë e akuzoi ushtrinë izraelite në lidhje me shpërthimin.
Ndërkohë në deklaratën nga zyra për media e ushtrisë izraelite për AA në lidhje me incidentin, u tha se nuk kanë lidhje me shpërthimin.