Betül Yürük
18 Shtator 2016•Përditësim: 18 Shtator 2016
NEW YORK (AA) - Mësohet se nga një shpërthim i ndodhur në lagjen turistike Chelsea në New York të SHBA, janë plagosur 29 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Policisë në New York (NYPD), ka konfirmuar se nga shpërthimi që ka ndodhur në rrugën e 23-të në lagjen Chelsea, Manhattan, janë plagosur 29 persona ndër të cilët njëri në gjendje të rëndë.