Emel Öz Gözellik
11 Dhjetor 2017•Përditësim: 11 Dhjetor 2017
NEW YORK (AA) - Bëhet e ditur se në New York të SHBA-ve ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit ende nuk dihet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Policisë së New York-ut, në një njoftim të bërë nga Twitter-i, bëri të ditur se në stacionin e autobusëve në Manhattan ka ndodhur një shpërthim.
Shpërthim në New York
Departamenti i Policisë së New York-ut, në një njoftim të bërë nga Twitter-i, bëri të ditur se në stacionin e autobusëve në Manhattan ka ndodhur një shpërthim. ( Ertuğrul Cingil - Anadolu Agency )
11.12.2017 Ertuğrul Cingil
1 / 10
Sipas lajmeve në mediat amerikane, është arrestuar një person. Gjithashtu pohoet se ka disa të plagosur.
Njoftohet se pas shpërthimit linjat A, C dhe E të metrosë së New York-ut janë zbrazur.