Fuat Kabakçı
15 Tetor 2016•Përditësim: 15 Tetor 2016
PEKIN (AA) - Shpërthimi që ndodhi në një minierë në jugperëndim të Kinës la të vdekur shtatë persona dhe plagosi dy të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale njoftuan se shpërthim ndodhi në minierën e qymyrit Rongxing dhe se në atë moment në minierë ndodheshin 18 persona.
Nga miniera u shpëtuan 11 persona ndërsa të plagosurit nuk janë në rrezik për jetë.
Ende nuk dihet shkaqet e shpërthimit.