Ekip
28 Shtator 2021•Përditësim: 28 Shtator 2021
Gjatë shpërthimit sot në mëngjes në një ndërtesë banimi në Göteborg, Suedi, janë lënduar së paku 20 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron agjencia suedeze e lajmeve TT, shpërthimi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa shërbimet e shpëtimit punojnë për fikjen e zjarrit që u shpërnda në disa banesa.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, por policia ka ngritur hetim paraprak dhe do t’i afrohet ndërtesës kur zjarri të vihet nën kontroll.