Emin Avundukluoğlu
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka falënderuar punëtorët e huaj për kontributin e tyre në forcimin e ekonomisë gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nga thellësia e zemrës sime ju falënderoj për gjithçka që keni bërë dhe po bëni për vendin tonë", tha Merkel në një pritje në Berlin, të organizuar me rastin e 60-vjetorit të punëtorëve të huaj në Gjermani.
Ajo konsideron sukses të madh faktin si punëtorët punojnë pa ditur gjuhën gjermane dhe përkundër kësaj kujdesen për familjen dhe edukojnë fëmijët e tyre.
"Gjermania mirëqenien në të cilën ndodhet e ka arritur me ndihmën e këtyre njerëzve (emigrantëve) dhe familjeve të tyre", tha Ministrja e Shtetit përgjegjëse për Migracionin, Refugjatët dhe të Integrimin, Aydan Özoğuz, prindërit e së cilës, gjithashtu erdhën si emigrantë në Gjermani.
Ministrja vuri në dukje se këta punëtorë janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë gjermane, dhe familjet e tyre janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë gjermane.