Tonguçnaz Seleme Baştürk
14 Janar 2016•Përditësim: 14 Janar 2016
XHAKARTË (AA) – Policia e Indonezisë ka konfirmuar sot se së paku shtatë persona e kanë humbur jetën pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në një qendër të frekuentuar tregtare në kryeqytetin indonezian, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në Xhakartë, Muhamad Iqbal, tha së në mesin e të vdekurve janë tre civilë dhe katër terroristë.
Qendra e popullarizuar tregtare u godit nga katër shpërthime pas të cilave kishte edhe shkëmbim zjarri, raportoi “Kompas TV” nga Xhakarta. Sipas policisë disa nga shpërthimet më shumë i ngjajnë shpërthimeve me granata dore se sa bombave të aktivizuara.