Adel Ömeragiç
17 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
PODGORICË (AA) – “Ujëvara e Niagaras”, vendpushimi turistik në Podgoricë, prej të shtunës është pa ujë. Si pasojë e temperaturave të larta, është tharë lumi Cijevna, ku përmes kanionit kalon uji ku krijon ujëvarën, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga vendet më të njohura turistike në Podgoricë, në mënyrë tradicionale edhe sivjet mbetet pa ujë.
Niveli i lumit Cijevna tashmë në fillim të verës filloi të bie, ndërsa tharja e plotë erdhi gjatë muajit gusht.
Përjashtim ishte viti i kaluar, ku si pasojë e nxehtësisë tropikale që e goditën kryeqytetin malazez në korrik, lumi në fjalë u tha nga mesi i korrikut.