Halit Süleyman
21 Dhjetor 2015•Përditësim: 21 Dhjetor 2015
HALEP (AA) - Forcat opozitare në Siri rreth qarkut Han Tuman në jug të Halep-it, kanë vrarë 50 milicë shiitë ndërsa 4 pjesëtarë nga radhët e forcave të regjimit sirian, Iranit, Irakut dhe Hezbollahut janë marrë peng të cilët po zhvillonin operacione me mbështetjen ajrore të avionëve rusë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që siguroi gazetari i AA-së nga burimet lokale, forcat e Asadit, milicët Shiitë të Iranit, Irakut dhe Hezbollahut, me mbështetjen ajrore të avionëve rusë kanë zhvilluar operacion në fshatrat rreth qarkut jugor të Halep-it, në Han Tuman të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve.
Në përleshjet gjatë operacionit, opozitarët kanë vrarë 50 pjesëtarë të forcave të regjimit të mbështetur nga milicët shiitë të Irakut, Iranit dhe Hezbollahut, ndërsa kanë marrë peng 4 milicë në mesin e të cilëve ndodhet edhe një shtetas afgan.
- "Avionët luftarakë rusë kanë kryer 250 sulme ajrore rreth qarkut Han Tuman"