Şenhan Bolelli
21 Dhjetor 2015•Përditësim: 21 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Spanjë fituese doli Partia Popullore (PP) mirëpo kjo parti nuk ka arritur shumicën e nevojshme për të formuar vetë qeverinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve të publikuara PP ka marrë 28 përqind të votave në të gjithë vendin duke siguruar 122 vende në parlamentin spanjoll.
PP në krahasim me zgjedhjet e vitit 2011 ka humbur 64 mandate, por pavarësisht kësaj përveç Katalunjas, provincës Baske, Andaluzisë dhe Ekstremadurës ajo ka arritur të dalë fituese në 13 qeveritë autonome të tjera. Ndërsa partia opozitare Partia Socialiste e Punës (PSOE) ka arritur të dalë partia e dytë më e madhe duke fituar 22 përqind me 91 mandate në Parlament.
Pjesëmarrja për herë të parë në votime e partive Podemos dhe Ciudadanos ka bërë që të rrëzojë forcën e dy partive PP-PSOE të cilat në historinë demokratike të Spanjës kanë qenë të pranishme për një kohë të gjatë. Gjithashtu bëhet e ditur se për herë të parë PP dhe PSOE kanë mbetur në nivelin e 50 përqind të votave të marra në të gjithë vendin, krahasuar me vitin 2011 kur kishin fituar 72 përqind të votave.