Tutku Şenen
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Gjithsej 25 terroristë të DEASH-it janë “neutralizuar” në veri të Sirisë në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, ka bërë të ditur ushtria turke të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e armatosura turke në një njoftim theksuan se 206 objektiva të DEASH-it janë shkatërruar. Objektivat përfshijnë pozicione mbrojtëse, si dhe pajisje komanduese dhe të kontrollit.
Ushtria turke shpesh përdor fjalën "neutralizohet" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë kapur, plagosur rëndë ose vrarë.
E shtuna shënon ditën e 116-të të operacionit, që filloi në fund të muajit gusht për të rritur sigurinë, mbështetur forcat e koalicionit, dhe për të eliminuar kërcënimin terrorist përgjatë kufirit të Turqisë, duke mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane me artileri dhe avionë.
Si pjesë e operacionit, deri tani mbi 215 vendbanime, në veri të Sirisë janë pastruar nga terroristët e DEASH-it.