Ekip
13 mars 2018•Përditësim: 13 mars 2018
KAJRO (AA) – Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën kanë diskutuar për zhvillimet në Sirinë dhe Libinë të kapluar nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur presidenca e Egjiptit, të hënën vonë al-Sisi ka pranuar një telefonatë nga Macron, me të cilin ka shkëmbyer mendime për një sërë çështjesh në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktet në Siri dhe Libi.
Zëdhënësi presidencial Bassam Radi, sqaron se biseda e dy presidentëve ka pasur në fokus edhe luftën kundër terrorizmit si dhe marrëdhëniet dypalëshe të shteteve të cilat i përfaqësojnë.
Siç bëhet e ditur, dy liderët kanë patur mendime identike për sa i përket dhënies fund të konflikteve në shtetet e lartpërmendura, që nënkupton avancimin e negociatave politike të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje.
Pallati Elysee, nuk ka dhënë detaje për bisedën e dy presidentëve.
Franca së fundmi është shndërruar në njërin nga furnizuesit krysorë të Egjiptit me armë, të cilit kohë më parë i shiti dy anije luftarake sulmuese (bartës të helikopterëve) si dhe 24 avionë luftarakë Rafale.