Nuray Tunçay
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
HAMA (AA) - Është arritur marrëveshje mes të burgosurve në burgun qendror në Hama dhe regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së nga burimet e burgut, pas revoltës dy ditore të të burgosurve, në kuadër të marrëveshjes së arritur me regjimin e Bashar Al Asadit, janë liruar 34 të burgosur.
Theksohet se të burgosurit e liruar i janë dorëzuar Gjysmëhënës Siriane dhe në vende të ndryshme, në kuadër të marrëveshjes do të lirohen edhe 200 burgosur të tjerë.
Burimet njoftuan se të burgosurit ende mbajnë peng një kolonel dhe 5 forca të sigurisë, dhe presin që regjimi ti lirojë 166 të burgosur që ata ti lirojnë këta njerëz. Sipas marrëveshjes, edhe 5 të burgosur politik të cilët janë shkaku i kryengritjes nuk do të ekzekutohen.