Almir Terzic
03 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
SARAJEVË (AA) – Sipas të dhënave të policisë në dy ditët e para të dhjetorit në Slloveni kanë hyrë 4.786 migrantë, që paraqet ulje të konsiderueshme të numrit të refugjatëve në krahasim me nëntorin dhe tetorin ku brenda vetëm një dite kanë hyrë disa mijëra, ndërsa rekordi ka ndodhur më 21 tetor kur brenda një dite kanë hyrë 12 mijë e 616 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëkohësisht pas trajtimit policor, ofrimit të mbrojtjes humanitare dhe shëndetësore të shoqëruar nga policia sllovene në dy ditët e para nga Sllovenia në Austri janë transferuar 5.082 migrantë, duke shtuar edhe 500 të tjerë këtë mëngjes.
Siç kumtoi policia sllovene, sipas të dhënave sot në mëngjes në qendrat e pranimit në Slloveni momentalisht ndodhen 446 migrantë, prej të cilëve 468 në qendrën e pranimit Dobova Livarna, në qendrën për të huaj 85, dhe tre migrantë në qendrën e pranimit Shotorishçe në Shentil.
Në Slloveni që nga fillimi i krizës së migrantëve që ka përfshirë këtë shtet, gjithsej kanë hyrë 285 mijë e 726 migrantë. Prej tyre në nëntor në Slloveni kanë hyrë 164 mijë e 313 migrantë, ndërsa gjatë tetorit 116 mijë e 627.
Njëkohësisht nga Sllovenia në Austri deri më tani kanë hyrë 274 mijë e 950 migrantë.