Dejan Maksimoviç
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
MOGADISHU (AA) – Shpërthimi dhe zjarri që shkaktuan vrimë të madhe në pjesën e prapme të avionit të pasagjerëve detyruan pilotin në aterim të detyrueshëm në aeroportin ndërkombëtar në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Piloti i avionit, për të cilin mediat serbe pohojnë se është shtetasi i tyre Vladimir Vodopivec, arriti me sukses të zbret fluturaken.
“Dy persona janë lënduar lehtë, ndërsa 74 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit me sukses janë evakuuar pas aterimit në Mogadishu”, tha zyrtari somalez Ali Mohamoud.