Ekip
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
PEKIN (AA) - Një gjykatë në Kinë ka ulur dënimet për 11 ujgurët të cilët më herët u dënuan për terrorizëm dhe rrezikim të sigurisë në shtet, përfshirë dënimin me burg të përjetshëm për një klerik të natyralizuar kanadez, dënimi i të cilit u kritikua ashpër nga Ottawa zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, shkruan në raportin e saj se ulja e dënimeve është shenjë se autoritetet po përdorin një qasje dhe metodë më të butë përballë seperatistëve në rajonin e trazuar, në mënyrë që të deradikalizojë militantët islamistë.
Në mesin e 11 të dënuarve në Huseyin Celil, gjendet edhe një klerik nga Ontario e Kanadasë, dënimi me burg të përjetshëm i të cilit në vitin 2007 shkaktoi përplasje diplomatike në mes të Kinës dhe Kanadasë.