Ekip
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
SEUL (AA) – Autoritetet e Koresë së Jugut paralajmëruan ashpër Korenë e Veriut se do të paguajnë “çmim të lartë” nëse ngulmon gjatë këtij muaji në kryerjen e lançimit të paralajmëruar të raketës me rreze të gjata veprimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Paralajmërimi është bërë sot në mëngjes pasi Këshilli Kombëtar i Sigurisë të Koresë së Jugut mbajti mbledhje të jashtëzakonshme vetëm disa orë pasi Peniani informoi Organizatën Detare Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara që të planifikojë lançimin e satelitit në periudhë prej 8 deri më 25 shkurt.
Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Koresë së Jugut, Cho Tae – yong deklaroi se paralajmërimi i testimeve të reja të raketave koreano-veriore është “sfidë” e re për bashkësinë ndërkombëtare e cila këto ditë po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj Penianit zyrtar për shkak të pohimeve të muajit të kaluar se ka testuar bombë me hidrogjen.