Bahattin Gönültaş
04 Mars 2022•Përditësim: 08 Mars 2022
Kompanitë japoneze Sony dhe Honda, vendosën të bashkëpunojnë për automjetet elektrike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e përbashkët nga Sony dhe Honda bëhet e ditur se këtë vit ata do të themelojnë një sipërmarrje të përbashkët për zhvillimin dhe shitjen e automjeteve elektrike.
Më tej bëhet e ditur se modeli i parë pritet të dalë në treg në vitin 2025, duke theksuar se Honda do të jetë përgjegjëse për prodhimin e automjeteve elektrike dhe Sony do të zhvillojë platformën e lëvizshmërisë së këtyre automjeteve.
"Me sipërmarrjen e përbashkët, ne duam të udhëheqim evolucionin e lëvizshmërisë duke kombinuar teknologjinë dhe përvojën tonë me përvojën e gjatë të Honda-s në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve", tha drejtori ekzekutiv i Sony-t, Kenichiro Yoshida.
Derisa prodhues tjerë japonezë si Honda janë gjithashtu nën presion për të zhvilluar automjete me emetim zero. Me vendimin e marrë, Honda dhe Sony kanë zbuluar qëllimet e tyre për t'u bërë faktorë të rëndësishëm në tregun e automjeteve.