Ekip
04 Mars 2017•Përditësim: 05 Mars 2017
MADRID (AA) – Një organizatë joqeveritare spanjolle pohon se anija e tyre ka shpëtuar 250 emigrantë të cilët ishin në rrezik të mbytjes në afërsi të bregdetit të Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Laura Lanuza, zëdhenëse e organizatës "Proactiva Open Arms" thotë se anija joqeveritare ka shpëtuar emigrantët afrikanë nga dy gomone të vogla të cilat ishin në rrezik të përmbytjes. Ajo shtoi se emigrantët menjëherë pas kësaj janë bartur në anijen e Rojes bregdetare italiane.
"Proactiva Open Arms" është themeluar në vitin 2015 për t'iu përgjigjur krizës së emigrantëve në Mesdhe.
Lanuza tha se anija e tyre e shpëtimit, e transformuar nga një anije peshkimi, deri më tani gjatë këtij viti ka shpëtuar rreth 2.000 emigrantët.